KreuStil Jetese

Gazetari takon Brad Pitt, përshtypjet e tij

Nga Marlon James

E gjithë bota flet për të. Ne kemi folur me të. Jo për atë që po mendoni. Por për lumturinë dhe pleqërinë. Edhe për Trump-in gjithashtu.

Këtu nuk flitet, për probleme familjare apo për uraganin që është në progres. Por mundohemi të gjejmë përgjigje për të kuptuar. Për shembull: çfarë është për Brad Pitt lumturia? Deri në ç’pikë një yll hollivudi mund të konsiderohet si një prej nesh? Dhe në qoftë se do të kishte mbetur një prej nesh a do të votonte për Trump?

Brad Pitt është një vrasës lulesh. Një nga llojet më të këqij: është njeriu që i lë të shuhen nga uria dhe etja. Në një ekspozitë të bukur në dy cepat e studios së Beverly Hills, prova e krimit: mbetje skeletore që e kanë humbur prej shumë kohësh shpresën për qenë në jetë. Ai më shpjegon se ka qenë larg për muaj të tërë. Një shpjegim, nëse jo një justifikim i vërtetë. Por gjithsesi unë vendosa të tregoj atë që kam para. Publiku ka nevojë që të dijë.

Gjendemi në zyrat e “Plan B”, kompania e produksionit në të cilën Pitt në 2016-ën ishte bashkëthemelues dhe sot është pronar. Do të kisha dëshirë që të shfaqja njohuritë e mia për arkitekturën –  një pasion që  mesa kam kuptuar i ka mbetur që prej kohës që ka ndihmuar të ndërtohet  Lower Ninth Ward të New Orleans që u shkatërrua nga uragani Katrina- dhe mendova t’i tregoj historinë e  të famshmit Shigeru Ban, që midis të tjerave, për “Katedralen e Kartonit” ka ndërtuar në Christchurxh, në Zelandën e Re, në vend të asaj që sihte shkatërruar prej tërmetit.

Por ja që syri më kap monografinë e veprave të tij.  Pranë disqeve, albumi i famshëm i Joe Strummer dhe “The Mescaleros”.  Çka të çudit është në fakt, prania e librave të rrallë të kulturës alternative si “The Bikeriders” e fotografit Danny Lyon. Të habisin jo prej faktit që Brad Pitt është një yll Hollivudi, dhe shpesh këta të fundit jetojnë jashtë realitetit, por sepse është baba, dhe kur bëhesh me fëmijë sikur humbet atë që të bën të dukesh “cool”. Dhe kur hyra, u çua për të më shtrënguar dorën – me një T-shirt të bardhë  dhe përshtypja që më dha nuk ishte aspak ajo e një babai të dëshpëruar.

Përshtati: Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF