Kim Kardashian – Policisë: Hajdutët ishin një grup amatorësh

 

Grabitësit që sulmuan Kim Kardashian ishin një grup amatorësh dhe e treguan këtë nga fillimi deri në fund.

Burime pranë Kim, tregojnë për “TMZ” se ajo u ka treguar policave se grabitësit ishin plot mëdyshje dhe pasiguri… Bënin ecejake të pakuptimta dhe herë pas here i vendosnin një armë në kokë duke e kërcënuar pa asnjë motiv logjik.

 

Është raportuar gjithashtu për “TMZ” se grabitësit e Kim ishin duke biseduar edhe për tu tërhequr mbrapsht. Një detaj i rëndësishëm është se ata flisnin vetëm frëngjisht. Ndërsa për sa i përket faktit që ata ishin veshur si polic…në të vërtetë uniforma as që nuk ngjasonte si ë tillë. Ajo të jepte përshtypjen e një kostumi të blerë në dyqanet e veshjeve për Halloween.

Grabitësit kanë përdorur një çantë shpine për të vendosur bizhuteritë në të. Po rata janë treguar kaq të kujdesshëm saqë… gjerdani me vlerë 33 000$ u kishte rënë në rrugë kur po ia mbathnin.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.