KreuCelebrity

Mesazhi prekës i nënës së Kim Kardashian: “Numëro bekimet, ji mirënjohës!”

Kris Jenner ka përdorur Instagramin për të ndarë një mesazh prekës një javë pasi vajza e saj, Kim Kardashian West, u grabit me armë në vilën e saj në Paris.

“Mëngjesi i çdo dite na kujton se sa të bekuar jemi. Sot unë jam mirënjohëse për familjen time, të cilën e dua aq shumë sa nuk kam fjalë ta përshkruaj. Numëro bekimet, ji gjithmonë mirënjohës, dhe gëzoju çdo minuti që kaloni me të dashurit tuaj.”

Më 3 tetor, vajza e dytë e Jenner-it, Kim, u grabit me armë duke i vjedhur bizhuteri me vlerë 11 milion dollarë në vilën e saj në Paris, gjatë javës së modës në kryeqytetin francez.

Produksioni “Keeping up with the Kardashians” pas kësaj ngjarjeje nuk ka pasur për protagoniste 35 vjeçaren, e cila është ende e shokuar nga çfarë ndodhi. Pjesa tjetër e familjes ka vijuar xhirimet për seritë e ardhshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF