Sezoni i vërtetë i dashurisë… vjeshta!

Shkencëtarët e vendeve të ndryshme kanë studiuar në periudha të ndryshme të vitit testosteronin në trupin e meshkujve dhe të femrave. Hormoni i dëshirës, sipas studimeve, pushtokërka trupin gjatë muajve të vjeshtës. Studiuesit kanë nxjerrë hipotezën se ky instikt vjeshtor përkon me një mbetje nga paraardhësit prehistorikë, që ka arritur të mbijetojë nëpër ADN-në tonë ndër shekuj.

Madje një tjetër studim i publikuar në revistën Perception në vitin 2008 tregon se meshkujt janë më të vëmendshëm ndaj femrave gjatë periudhave të ftohta. Të ekspozuar në vazhdimësi ndaj lëkurës së tyre të zhveshur gjatë verës, për pasojë janë më pak të vëmendshëm pasi nevojitet më pak përpjekje për të gjetur një partnere. Ndërkohë që në vjeshtë dhe dimër, femrat janë më të mbuluara dhe më pak të aksesueshme. Atëherë ata janë mët të vëmendshëm, për arsyen e kundërt.

Por lidhja fiziko-psikologjike vepron edhe në të kundërt. Studiues të universitetit të Yale kanë treguar në vitin 2008 se, kur ne prekim një gotë me çokollatë të ngrohtë (ose çfarëdo lloi objekti të ngrohtë), ne bëhemi në mënyrë të pandërgjegjshme më gjeneroz dhe i shohim të tjerët gjithashtu si më gjeneroz.

Por në këto studime nuk mungon as Facebook. Rrjeti i famshëm social ka analizuar kpmbimet e statuseve të dashurisë në përdoruesit e tij. Rezultatet janë habitëse. Momentet kur personta ndryshojnë statusin nga “beqar” në “çift” apo i “fejuar” janë muajt e vjeshtës. Në të kundërt, ndahemi nga partnerët gjatë festave të fundvitit si dhe para pushimeve të verës. Ndoshta për të kursyer në dhurata dhe për aventura të reja në verë? Facebook këtu nuk flet.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.