Ben Affleck për ish-gruan e tij Jennifer Garner: “Ajo është një nënë e mrekullueshme”

Aktori Ben Affleck gjatë kalimit në tapetin e kuq të premierës së filmit të tij më të ri “The accountant” ka thënë se Jennifer Garner po mbështet kandidaten demokrate Hillary Clinton në Nevada. “Ajo tani është në Reno (qytet në Nevada) duke bërë atë që beson se është më e mira. Jam shumë i impresionuar nga ajo dhe gjithçka ajo po bën.” – është shprehur aktori 44 vjeçar. “Ajo është një nënë e mrekullueshme.”

Ben Affleck në filmin "The accountant"
Ben Affleck në filmin “The accountant”

Çifti njoftoi ndarjen e tyre pas dhjetë vitesh martesë në qershor të vitit 2015. Pavarësisht ndarjes, të dy aktorët ruajtën një marrëdhënie miqësore për hir të fëmijëve, Violet, 10 vjeç, Seraphina, 7 dhe Samuel, 4 vjeç.

Jennifer Garner gjatë punës për fushatën e Hillary Clinton-it në Nevada
Jennifer Garner gjatë punës për fushatën e Hillary Clinton-it në Nevada

Ben dhe Jennifer janë duke u përpjekur të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre. Ata po planifikojnë të festojnë Halloween-in bashkë me fëmijët.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.