Java e fundit e “Sonte do të luajmë pa tekst”, mos mungoni në teatër

Teatri ndoshta më tepër se një kënaqësi është një domosdoshmëri për të ushqyer kulturën e secilit prej nesh. Me “Sonte do të luajmë pa tekst” të Luigi Pirandellos, do të kuptoni më mirë se si një shfaqje teatrale mund të rrjedhë si poezi në shpirtin tuaj.  Kjo është java e fundit që shfaqet në Teatrin Kombëtar, ndaj s’duhet ta humbisni.

Me regji të Driada Dervishit dhe skenografi të realizuar nga vetë ajo në bashkëpunim me Desantila Likan. Interpretojnë aktorët Dritan Borici, Adelina Muca, Met Xhelili, Sokol Angjeli, Olta Daku, Niada Saliasi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Gent Hazizi, Neritan Licaj, Marsel Rupi gjithashtu edhe Yllka Mujo.

Mos mungoni në një shfaqje që ju bën të fantazoni duke ndërthurur me mjeshtëri ëndrrën për skenë dhe teatër me notat e trishta të realitetit. Mundësi të humbura, dhe dëshira të gjalla që mund të mbysin çka është më e shtrenjtë për njeriun lirinë, ndërkohë që jeta merr rrjedhën e saj. Zgjedhje të gabuara që mund të jenë fatale, mundësi të reja, por në qendër të të gjitha situatave qëndron pikërisht Teatri. Reflektimi i Pirandellos rreth tij me siguri nuk do të ju lërë të papërfshirë.

piran89

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.