Justin Timberlake midis Frank Sinatrës dhe Michael Jackson

View Gallery
15 Photos

Për sa i përket dokumentarëve muzikor,  Jonathan Demme, regjisori i “Heshtja e të pafajshmëve”, “Avokati i djallit”, është në mënyrë absolute një autoritet i vërtetë. Justin Timberlake është protagonisti me fat i kryeveprës së tij të re, “JT + The Tennessee Kids”, që pas premierës botërore në Festivalin e Filmit në Toronto do të jetë i disponueshëm nga 12 tetori në Netflix. Të vihesh re nga regjisori i legjendarit “Stop Making Sense”, filmi koncert i “Talking Heads”, nga Demme në vitin 1984, është një ëndërr që bëhet realitet.

9 çmimet “Grammy Awards nuk janë asgjë përballë sodisfaksionit të provuar nga Timberlake. “Jam bërë gati si një stalker për ta bindur”, ka rrëfyer ylli. “JT + The Tennessee Kids” nuk është vetëm një dhuratë nga fansat, por edhe një sukses pa limit: “20/20 Experience World Tour”, në 15 muaj, ka mbledhur më shumë se dy milionë persona ( për 134 data në total).

Këtu artisti, gjithmonë shumë i pëlqyer, i përpiktë dhe i kujdesshëm, ngatërrohet me njeriun, thuajse perfekt para se të shkojë në skenë ku tregon të njëjtin respekt si ndaj bashkëpunëtorëve të tij, punonjësve të thjeshtë ashtu edhe ndaj fansave që e adhurojnë dhe përballë të cilëve ai nuk mund ta frenojë emocionin. Në qoftë se të njohësh vërtet një artist do të thotë ta vëzhgosh ndërsa jep një shfaqje, Demme ofron tanimë një mundësi të shkëlqyer për të ndërvepruar me Timberlake, famën e tij dhe çdo gjë që e rrethon. Trupi i tij josh, zëri i tij magjeps, por profesionaliteti është fjala kyç.

Justin Timberlake: “Kam diellin në xhep”

“Çfarë ndjesie e bukur kur kërkon diçka dhe pastaj bëhesh i vetëdijshëm se dëshira është realizuar”, shprehet vetë Timberlake i lumtur duke njohur mjeshtrin që e ka realizuar gjithë këtë punë. Pak sekonda më vonë e shikojmë tek përgatitet për t’u ngjitur në skenë , dhe duket shumë i përfshirë. Në rast se stili i tij të kujton Frank Sinatra-n, modeli i pakapshëm mbetet Michael Jackson. Ajo që e thekson më shumë këtë nuk është vetëm koveri i “Human Nature”, por edhe e ashtuquajtura “moonwolk” dhe përdorimi i fazoletit falso. Timberlake është i pakapshëm qoftë si këngëtar  ashtu edhe si balerin. Elegancës së lëvizjeve të tij i shtohet edhe kurimi i detajuar i veshjeve nga Tom Ford.

Me të gjitha këto detaje Demme  ka realizuar një kryevepër, që si të gjitha punët e tij do të jetë një sukses i vërtetë. Tanimë është e sigurt Timberlake do të jetë edhe më pranë fansave të tij, dhe me siguri do bëj shumë admirues të tjerë .

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.