KreuStil Jetese

Klea Huta me të kuqe, por “kopjon” Lori Hoxhën

Aktrim, prezantim edhe këngë, po i shijon të gjitha nga pak Klea Huta. Ka marrë pjesë së fundmi, në edicionin e këtij viti të Këngës Magjike , në një bashkëpunim me Alar Band me këngën “Amla”. E lirshme në skenë, e gjitha e veshur në të kuqe Klea nuk ka kaluar pa vëmendje. Me një dekolte të mbyllur dhe e kuqe veshja e saj, por përsëri vihet re ndjeshëm ngjashmëria me veshjen e Lori Hoxhës gjatë ndarjes së çmimeve të eventit “Top Awards”. U dëgjua të flitet për veshjen e Lorit atë kohë, me të cilën ajo dukej joshëse dhe e denjë për tapetin e kuq. Këndshëm duket edhe Klea, por cilës nga bukuroshet i ka më shumë hije një veshje e tillë ua lëmë juve ne dorë të jepni verdiktin e fundit.

lori89lori1

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF