KreuBordo Men

Makinë super e shpejtë… emër super i çuditshëm!

Scuderia Cameron Glickenhaus ka konfirmuar se në Sallonin e Gjenevës 2017 do të prezntohet modeli SCG003S, e përshtatur për përdorim rrugor. Supervetura amerikane ka lindur nga eksperienca e fituar nëpër gara nga modeli SCG003C, nga e cila ka marrë motorin dhe aerodinamikën. Si homazh ndaj sportiveve italiane për të cilat themeluesi i kësaj marke, koleksionisti James Glickenhaus, gërmat “S” dhe “C” përkojnë me “Stradale” (Rrugore) dhe “Competizione” (Garë).

Madje SCG003S do të ketë diçka italiane në ADN-në e saj, ajo do të asemblohet në Manifattura Automobili Torino, që ka asembluar gjithashtu ekzemplarin unik Ferrari P4/5 të dizenjuar nga Pininfarina në bazën e Ferrari Enzo, dhe që është në pronësi të vetë Glickenhaus.

SCG003S, është me një kabinë dyvendëshe të përbërë nga fibra karboni, dhe ka një motor V8 praj 4,4 litrash biturbo dhe çliron 750 kuaj fuqi dhe premton prestacioni të një niveli maksimal.

Me një shpejtësi maksimale që i kalon 350 kilometra në orë dhe arrin 0-100 për më pakë se 3 sekonda. Numri i ekzeplarëve që parashikohet dhe çmimi me të cilin do të shiten ende nuk janë publikuar, ndërsa është konfirmuar që prodhimi do të jetë vetëm me porosi me mundësinë e personalizimit të çdo aspekti të veturës.

Nxitoni të bëni poristë tuaja sepse me siguri prodhimi do jetë i limituar, për momentin shijoni galerinë tonë të fotove.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF