KreuBusull

Nëna tregon përse vrau dy fëmijët e saj: “Ose do të jetonin të traumatizuar, ose do të shkonin në parajsë”

Një nënë e akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të saj, në ulëset e pasme të një makinë të vjedhur ndodhur në fund të muajit shtator, ka thënë se e bëri këtë gjë pasi mendonte se ata do të ishin më të sigurt në parajsë. Nëna nga Indiana tha se u kishte dhënë dy fëmijëve të saj një “zgjedhje”: të jetonin ose të vdisnin, përpara se t’i mbyste ata për vdekje me duart e saj. Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit shtator, por ka qenë një intervistë për “NewsChannel 15” dhënë nga burgu, që ka shokuar.

Amber Pasztor po përballet me akuzën e vrasjes së djalit të saj 6 vjeç dhe vajzës 7 vjeçare. Raportohet se ajo ka pretenduar që i ka vrarë fëmijët në mënyrë që ata të mos jetonin një jetë të “traumatizuar” si e saj. “I lashë të zgjidhnin,” – tregon nëna e fëmijëve. “Ose do të jetonin të traumatizuar si nëna e tyre, ose do të shkonin në parajsë me Perëndinë, dhe të ishin më mirë.”

Pasztor, 29 vjeç, ka thënë se ajo vodhi një makinë dhe rrëmbeu fëmijët nga shtëpia e babait të saj, i cili është kujdestari ligjor i tyre. Ajo vendosi t’i vriste  kur dëgjoi që një alarm ishte lëshuar për ta ndërsa ishin duke ecur me makinë. Pasztor tregoi se ajo mbyti në fillim vajzën duke ja mbyllur gojën dhe hundën me duar deri sa u sigurua që nuk merrte më frymë. Më pas, të njëjtën gjë bëri edhe me të birin duke pretenduar se “ai donte të shkonte me të motrën”. Ajo tha se të dy fëmijët dëshironin të shkonin në parajsë.

“Nuk mendoj se ata ishin në duar të sigurta.” ka thënë ajo. “Fëmijët e mi tani janë në një vend më të mirë. Janë në parajsë. Nuk ka më shqetësime për ta.” Kur është pyetur nëse fëmijët luftuan kur ajo po i mbyste, Pasztor tha: – “Pak, po.”

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF