Nusja fëmijë dënohet me vdekje pas lindjes së fëmijës

 Do të ndodhë pas pak ditësh

Një nuse fëmijë rrezikon të ekzekutohet për vrasjen e të shoqit pasi ka sjellë në jetë një fëmijë të vdekur.

Zeinab Sokian u dënua me vdekje në vitin 2012, kur ende nuk kishte mbushur 17 vjeç, me akuzën se ka vrarë të shoqin në një fshat në Veri të Iranit.

Sipas ligjit iranian, vrasja çon në dënimin me vdekje, por për gratë shtatzënë dënimi nuk mund të vihet në jetë. Znj. Sokian ishte vetëm 15 vjeç kur u martua. Ajo ishte shtatzënë me një shok që e ka njohur gjatë periudhës që ishte në burg, por djali lindi i vdekur në datë 30 shtator.

Tani autoritetet iraniane sapo e kanë lajmëruar se dënimi me vdekje do të ekzekutohet pas disa javësh, pasi tani nuk është në gjendje shtatzënie. Gjatë procesit gjykata ka injoruar dëshminë rreth faktit se mbi të ushtrohej dhunë fizike dhe abuzohej sistematikisht nga i shoqi.

Irani ka nënshkruar kontratën e Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve, i cili ndalon dënimin me vdekje të një personi poshtë moshës 18 vjeç kur ka kryer një krim të rëndë, mirëpo ka pasur të paktën një fëmijë vetëm gjatë këtij viti.

49 presona që kanë qenë fëmijë kur kanë kryer krime janë aktualisht në krahët e vdekjes.

Sipas Kodit Civil të Iranit një vajzë mund të martohet ligjërisht në moshën 13-vjeçare, ndërsa djali në moshën 15 vjeç. Vajza të vogla në moshën 10-vjeçare janë të detyruara të martohen me burra shpesh më të mëdhenj se ata, në vende si Irani, Nigeria, India, Jemeni dhe Somalia.

Në Indi, ku edhe rezulton numri më i madh i martesave ndërmjet fëmijëve për shkak të popullsisë së saj, 47 % e vajzave është e detyruar të martohet poshtë moshës 18-vjeçare.

Drejtuesi i ri i “Save the Children” konfirmon se:“Martesa e hershme nuk është vetëm një formë diskriminimi, është një formë dhune. Të detyrosh një vajzë të martohet me një njeri të madh në moshë, do të thotë ta privosh nga liria e saj, është njësoj me skllavërinë seksuale. Në vend që të shkojnë në shkollë, vajzat e martuara duhet të përballojnë dhunën shtëpiake, abuzimin, dhe gjithashtu dhunën seksuale. Shpesh ngelen shtatzënë dhe janë të ekspozuara ndaj sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme, midis të cilave Virusi SIDA”.

 

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.