KreuStil Jetese

Çantat-ilaçe të Moschino-s për verën 2017

Moschino edhe një herë tjetër na tregon se dashuria për koleksionet e këtij brendi kalon deri në varësi. Po! Si varësia ndaj drogave. Shprehimisht!

Për këtë ka menduar Jeremy Scott i cili në koleksionin e verës 2017 përdori elementët e hapeve në çanta e aksesorë.

Stilisti dhe drejtori krijues i Moschino-s, Jeremy Scott, është i njohur për faktin se me modën e tij ai provokon. Në koleksionin e vitit 2014 përdori në veshje elemente të një kompanie të ushqimit të shpejtë. Në vitin 2015 ngjiti në pasarelë imazhin e gruas që pastron në shtëpi dhe në vitin 2016 në veshje kishte të stampuar elementët e një pakete duhani.

Edhe koleksioni i verës 2017 është kritikuar dhe ka hapur debate nga përdorimi i kapsulave dhe blisterave të ilaçeve në çanta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF