KreuStil Jetese

Coca-Cola Bottling Shqipëria inauguron “këndin e lojrave Coca-Cola”

Tani pranë Maternitetit të ri ka një kënd më shumë për të luajtur,  “këndi i lojrave Coca-Cola”, i inauguruar nga Coca-Cola Bottling Shqipëria në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Ka qenë thjesht një vend i braktisur dhe i shkatërruar, ndërsa sot është një mundësi argëtimi për adoleshentët dhe të rinjtë, e gjitha kjo falë angazhimit të kompanisë Coca-Cola Bottling Shqipëria, që vendosi të mbështesë Bashkinë e Tiranës në rinovimin e këtij vendi gjatë prillit të këtij viti.

Është shprehur entuziast edhe presidenti i CCBS-ës, zoti Luca Busi: “Jemi krenarë që kontribuojmë në zhvillimin e kësaj zone publike, në një projekt që nxjerr në pah se si një hapësirë e komunitetit mund të shndërrohet në një vend miqësor, ku njerëzit jetojnë dhe takohen çdo ditë”. Presidenti i kompanisë CCBS, tha se është i i hapur për bashkëpunime të tjera që do të ndikojnë në përmirësimin e zonës.

“Këndi i lojërave Coca-Cola”  është një nismë madhështore e kompanisë CCBS që do të lërë gjurmë në të ardhmen e saj, drejtuesit e kompanisë premtojnë se ata do të vazhdojnë të mbështesin komunitetin në zhvillimin e tyre.  “Këndi i lojrave Coca-Cola”, është një zgjedhje e mirë për t’u zbavitur. Tani u jepet mundësia për të luajtur në një fushë basketbolli bashkëkohore, ndërsa për të rinjtë dhe adoleshentët ka lojëra dhe forma të tjera argëtimi dedikuar posaçërisht atyre. Ambienti është i këndshëm dhe relaksues, në të përfshihen tavolinat e piknikut, stolat dhe për ta mbajtur sa më pastër, kosha mbeturinash të ndërtuara me materiale letre të riciklueshme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF