KreuBordo Men

Gjenerata e shtatë e BMW Serie 5

BMW prezantoi sot gjeneratën e shtatë të Serie 5. Vetura do të jetë zyrtarisht në treg duke filluar nga shkurti 2017 duke synuar të thyej një tjetër rekord në historinë e këtij modeli, që ka kaluar tashmë 7,6 milionë ekzemplarë që prej vitit 1972. Me një dizajn evolutiv, pa ndonjë revolucion në raport me të kaluarën, Serie 5 sjell risi teknike të rëndësishme në lidhje me dinamikën e të pilotuarit dhe sigurinë.

Por ajo që mund të quhet revolucionar është pilotimi gjysmë automatik që është një nga pikat më të forta të Serie 5. Në fakt kjo veturë propozon të gjitha sistemet më të fundit të asistencën në pilotim, njoftimin kur je në kundravajtje, shmangien e pengesave, njoftim për trafik, asistencë për ndryshimin e korsisë dhe për mbajtjen e korsisë si dhe kontroll për të shmangur përplasjet anësore, duke mbikëqyrur lëvizjet përreth veturës dhe duke vepruar drejtpërdrejtë në timon.

Duke këmbyer këto sisteme me “cruise control”, Serie 5 është në gjendje të menaxhojë në mënyrë autonome disa faza të pilotimit, duke kontrolluar shpjetësinë nëpërmjet sensorëve inteligjentë që asistojnë shpejtësinë duke kontrolluar tabelat rrugore. Elektronika është në gjendje të kontrollojë në veturë shpejtësinë, frenimin timonin deri në një shpejtësi prej 210 kilometra në orë madje mundëson edhe shkëmbimin e të dhënave me vetura të tjera që mundësojnë lidhjen për të parashikuar rreziqe të mundshme.

Modelet e para do të jenë 530i, 540i, 520d dhe 530d.

530i: 252 kuja fuqi; konsum mesatar 5,4 l/100km.

540i: 340 kuaj fuqi; konsum mesatar 6,5 l/100km.

520d: 190 kuaj fuqi; konsum mesatar 4,1 l/100km.

530d: 265 kuaj fuqi; konsum mesatar 4,5l/100km.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF