KreuArt

Nobel-i i letërsisë shkon për këngëtarin amerikan Bob Dylan

Akademia suedeze ka vendosur që çmimin Nobel për letërsi t’ja japë legjendës së muzikës Bob Dylan me motivacionin “për krijimin e shprehive të reja poetike brenda traditës së këngëve amerikane.”

“Ai është një poet i madh në traditën anglishtfolëse. Ai është i mrekullueshëm, një model origjinal. Ai mishëron traditën, dhe për 54 vite me radhë ai ka qenë në të, duke krijuar një identitet të ri.” – shpjegon sekretarja e përhershme e Akademisë suedeze, Sara Danius.

Artisti 75 vjeçar ka lënë gjurmë në muzikë me këngët e tij të pavdeshme dhe me tekstet domethënëse.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF