KreuArt

Nobel i Letërisë – Obama: Dylan, poeti im i preferuar!

Presidenti amerikan, Barack Obama ka përshëndetur këngëtarin dhe kompozitorin, Bob Dylan, që fitoi çmimin Nobel të Letërsisë, duke u shprehur se është një nga poetët e tij të preferuar.

“Urime për një nga poetët e mi të preferuar, Bob Dylan, për këtë Nobel krejtësisht të merituar”, shkruan në profilin e tij Twitter presidenti amerikan.

Mesazhi i tij shoqërohej nga një lidhje me një seri këngësh të artistit amerikan, që ndodheshin në platformën e dëgjimit të muzikës në internet, “Spotify”, duke përfshirë këngët e tij “Knockin’ on Heaven’s Door” dhe “Like A Rolling Stone”.

Në vitin 2012, Barack Obama i kishte dhënë mirënjohjen më të lartë civile të SHBA-së Bob Dylan-it, të cilin e kishte cilësuar si gjigant dhe për të cilin ishte një fan i madh.

“Nuk ka një gjigant më të madhë në historinë e muzikës amerikane”, kishte vazhduar Obama.

Presidenti, i lindur në vitin 1961, një vit para daljes së albumit të Bob Dylan, kishte shpjeguar se kishte dëgjuar këngët e tij ku ishte student.

Këngëtari dhe kompozitori amerikan, Bob Dylan, tekstet poetike të të cilit kanë influencuar dy gjenerata artistësh në të gjithë botën, u vlerësua sot me çmimin presitgjos Nobel të Letërsisë, një zgjedhje e guzimshme nga juria duke shkaktuar shumë surpriza.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF