Pa makijazh: nisma e personazheve të famshëm 0 13

E nisi këtë “lojë” këngëtarja Alicia Keys, e cila u betua se nuk do të dilte më në publik me makijazh. Qoftë përditshmëri, intervistë apo ecje në tapetin e kuq, Alicia e mbajti premtimin. Tani, edhe si anëtare e jurisë në “The Voice”, këngëtarja shtyp butonin për zërin më të mirë me portretin e saj “ujë dhe sapun”. Pas saj, ajo që çuditi më shumë ishte Kim Kardashian, e cila pasi njoftoi se në sfilatën e Balenciaga-s në javën e modës në Paris do të shfaqej pa makeup, e bëri këtë gjë realitet. Paskëtaj e kishte radhën Gwyneth Paltrow. Në ditëlindjen e saj të 44-rt, aktorja përshëndeti fansat me një selfie pa makijazh. Po kështu ndodhi edhe me një personazh shqiptar. Blogerja e modës Estela Ujka postoi në Instagram një fotografi pa makeup, e cila bashkë me pëlqimet mori dhe komentet e ndjekësve që pëlqenin këtë nismë. Lista është e gjatë: Katie Holmes, Kylie Jenner, Cameron Diaz, Lady Gaga, Cindy Crawford e shumë të tjera.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *