Pavarësia e grave kalon nga xhepat e tyre

View Gallery
13 Photos

Hillary Clinton është ngjitur në skenë e veshur në stilin e saj të zakonshëm që është pagëzuar si “uniforma” e saj e punës, thuajse përherë shfaqet në kostum me pantallona. Deri këtu çdo gjë është normale, por ajo që ra në sy është zgjedhja e saj për të përdorur të bardhën ( për arsye praktike dhe që të bjerë gjithmonë në sy kur gjendet në skenë, dhe simbolike, duke qenë se përfaqëson ngjyrën e pastërtisë) dhe mungesën e xhepave ( veç ndonjë xhepi falso të qepur).

Arsyet e saj mund të jenë ekskluzivisht sugjerime të rrobaqepëses, por për kë e njeh historinë e modës është e vështirë mos ta lidhësh me një nga të vërtetat më interesante për sa i përket evolimit të kostumit.: për gratë për shekuj të tërë xhepat kanë qenë  të ndaluara edhe qëllimisht, dhe mënyra e veshjes së senatores të çon pikërisht tek kjo gjë. Ndryshimi i parë i vërtetë ndodh midis fillimit të shekullit  XIX dhe atij të XX, kur u afirmua  “Rational Dress Society” sipas së cilës veshja duhet të ishte sa më praktike: gratë u ftuan të vishnin pantallona komode, dhe përse jo të përdoreshin edhe xhepa të thellë.

Ajo çka i jepte një shtysë këtij koncepti vinte edhe për shkas se ndihej një frymë revoltimi, ku gratë kërkonin me forcë të drejtat e tyre dhe një pozicionim të mirë në shoqëri; gjatë marshimeve manifestuesit vishnin komplete edhe me 8 xhepa, shumë prej të cilave ishin të famshme. Sot xhepat thuajse janë bërë pjesë e tyre, deri në atë pikë sa janë prezentë edhe në tapetin e kuq, duke qenë se edhe gratë i adhurojnë. Të gjitha, thuajse pa asnjë përjashti, kur u gjenden një palë xhepa i bëjnë të tyret. Pozicioni bëhet menjëherë i sigurt dhe relaksues, a thua se ky detaj kaq i vogël u jep atyre një ndjesi sigurie për veten, edhe në fakt është kështu. Mbi të gjitha është pikërisht kjo që në vitet e shkuara u përpoq të ndalohej ( pasi sipas disa fanatikëve kur një grua ndihet shumë e sigurt në vetvete mund të fillojë të vërë në dyshim zgjedhjet dhe fjalët e të tjerëve), dhe ja përse vendimi i Hillary Clinton për t’i shmangur bie kaq shumë në sy. Por Hillary nuk është e vetmja, pasi edhe gra të tjera në pushtet si Christine Legarde apo Angela Merkel që shumë shpesh nuk kanë xhepa. Mendohet se është pikërisht ky motivi që këto gra në pushtet zgjedhin një veshje “pa xhepa”, për të rikujtuar e çfarë u i është mohuar për vite të tërë, siguria në vetvete… Por janë pikërisht po gratë që po e ndryshojnë këtë, edhe ku i dihet së shpejti mund të kemi një Hillary presidente për SHBA-në edhe pse jo edhe me xhepa në veshjen e saj!

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.