KreuArt

Sot ndahet Nobeli për Letërsinë, midis të favorizuarve dhe Ismail Kadare

Sot do të ndahet një nga çmimet më të rëndësishëm Nobel, ai i Letërsisë që ka ngjallur si përherë një interes të veçantë. Cermonia ka nisur, edhe shqiptarët kanë një arsye të fortë për të pritur me ankth, ndër të favorizuarit është edhe shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare. Do të ndahet i fundit, çmimi për shkrimtarin më të mirë, me një vonesë të parashikuar në kalendar. I favorizuar për këtë çmim, si një emër jo shumë i pritur është Ngugi Wa Thiong’o, i njohur edhe si James Ngugi, poet, shkrimtar dhe dramaturg nga Kenia, i konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë afrikane. Midis kandidatëve të tjerë, si edhe vitet e tjera, qëndrojnë japonezi Haruki Murakami dhe poeti sirian Adonis. Nuk mungojnë amerikanët  Don DeLillo, Philip Roth dhe Joyce Carol Oates. Favoritë është edhe shkrimtari Ismail Kadare dhe anglezi Salman Rushdie , gjithashtu izraeliani David Grossman, çeko-francezi Milan Kundera, dhe përpos tyre edhe dramaturgu norvegjez Jon Fosse.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF