Alarmi i pediatërve për fëmijët që rriten në një shtëpi ku pihet duhan

 

Duhani pasiv rrezikon që të shtojë 43 për qind riskun për astmë. Për ta shmangur këtë gjatë pirjes së duhanit nuk mjafton që të shkosh në ballkon. Për shembull, një fëmijë nën pesë vjeç, që rritet në një shtëpi me prindër, të cilët e pinë duhanin, rrezikon të bëhet me astmë rreth 43 për qind, por mund të fillojë dhe duhanin herët. Raportet e Këshillit të Kongresit të 20 në Itali për sëmundjet e frymëmarrjes infatile, në të cilin ishin bërë bashkë më shumë se 500 pediatër për të marrë dhe dhënë leksione ndaj shëndetit të fëmijëve, tregojnë se fëmijët poshtë moshës 4-vjeçare, që rriten në një shtëpi ku pihet duhan, rrezikojnë që të bëhen astmatikë. Përveçse kësaj adoleshentët e kanë të vështirë, që ta lënë duhanin. Bëjnë sikur e arrijnë këtë, por vetëm 6 për qind e tyre e lënë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre e përdorin edhe 16-20 vitet e ardhshme.

4000 substanca të dëmshme

“Ekspozimi pasiv ndaj duhanit, shpjegon Renato Cutrera, presidenti i Bronkomonisë pediatrie në Spitalin Gesu të Fëmijëve në Romë, rrit rrezikun me 43 për qind për të rinjtë që janë më pak se 14 vjeç”. Sipas tij, më shumë se 4000 substanca të dëmshme mund të dëmtojnë frymëmarrjen, derisa edhe bronkopomoni të thellë në mushkëri. “Politikat e zbatuara deri më tani, kanë pasur një efekt, por kemi ende një grup duanëpirësish, të cilët nuk duhet që të dominojnë, por të drejtohen drejt qendrave të duhanpirjes. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të vizitojnë fëmijët e tyre”.

Studime të shumta kanë treguar se ndikimi i pirjes së duhanit për frymëmarrjen është e ndryshme. Ajo kardiovaskulare ndihmon tretjen e ushqimit dhe të sistemit riprodhues. Këto përfshijnë: astmën, bronkit kronike, sulm në zemër apo dhe goditje të tjera, përveçse kancerit të mushkërive. Pra, nuk ka vetëm efekte të menjëhershme: pirja pasive e duhanit mund të dëmtojë fëmijët edhe pas disa vitesh. Një studim australian i publikuar në vitin 2012 e kishte vërejtur se ata që janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë, gjatë fëmijërisë kishin arteriet më elastike. Për shembull, një nënë që ndez një cigare në ballkon për të mos e dëmtuar ajrin e shtëpisë në fillim, ajo shmang  “ndotjen pasive”, por kur ajo kthehet e ka mbarsur tymin në rroba. Këtë e merr foshnja e saj.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.