Arsyeja e çmendur pse Mbretëresha nuk duhet të martohej me Mbretin Philip

Mbretëresha dhe Princi Philip do të festojnë vitin e ardhshëm përvjetorin e shtatëdhjetë të martesës, por nëse shqetësimet e oborrtarëve do të ishin marrë seriozisht nga monarku, ata nuk do të ishin martuar kurrë.

Duke folur gjatë Festivalit të Letërsisë në Cheltenham, biografja e Mbretëreshës, A.N Wilson, rrëfeu arsyet për të cilat Princesha Elizabeth, ishte paralajmëruar të mos martohej me princin e lindur në Greqi në vitin 1947.

Sipas Wilson, Philip-i, i cili është i njohur për gafat që bën në publik, ishte shumë “shakaxhi” për princeshën e re.

“Ata e thanë një gjë të tillë për shumë arsye, por fakti tregon se janë gabuar”, shpjegoi Wilson kur rreth këtij opinioni, kur u pyet se çfarë i shtynte këshilltarët të shpreheshin në këtë mënyrë për Philip-in.

“Mbretëresha është shumë e rezervuar, është një person i zellshëm. Ndërsa ai jo. Ai ishte një oficer marine dhe gjithashtu një person shumë argëtues”.

Wilson vazhdoi, “Thonë se ai e tepron me gafat që bën, por unë nuk i shikoj si të tilla, për mua nuk janë gafa. Unë i shikoj si shaka të kripura që një oficer marine që ka njëfarë moshe mund t’ia lejojë vetes. Madje për mua batutat e tij janë shumë të këndshme.”

Princesha ishte vetëm 13-vjeç kur e takoi për herë të parë Philip-in, që asokohe ishte 18 vjeç, gjatë një vizitë në kolegjin “Dartmouth Naval”,ku shkoi së bashku me të atin George VI. Ata u martuan në Westminster Abbey në  20 nëntor të vitit 1947, 6 vite para se Mbretëresha të kurorëzohej.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.