KreuStil Jetese

Besa Kokëdhima së shpejti “gjyqtare”

Ajo mund të konsiderohet si një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Në skenë është energjike dhe performancat e saj lënë shenjë. Është rritur dita ditës profesionalisht Besa Kokëdhima, dhe njëkohësisht edhe simpatia e publikut për të. Sapo është konfirmuar lajmi se në një nga konkurset më të rëndësishëm muzikorë “The Voice”, e ka përzgjedhur si një nga katër antarët e panelit gjykues për këtë vit.

Përveç zërit një nga motivet që publiku e pëlqen Besën, është me siguri edhe maturia e saj. Ja si është shprehur Besa për eksperiencën e saj më të re: “Unë do të jem në juri, jo për të gjykuar, por për t’i ndihmuar të ngjiten sa më lart”

Audicionet do të nisin shumë shpjet, por këtë vit nuk do të ketë asnjë nga anëtarët e jurisë së vitit të kaluar.

Në Panelin e këtij viti do të jenë përveç Besës edhe Alban Skënderaj dhe Rona Nishliut dhe një personazh tepër karizmatik si Naim Bunjaku ( i njohur si Xuxi)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF