Bob Dylan… heshtje mbi Nobelin e Letërsisë!

Thuajse 24 orë pas dhënies së çmimit Nobel në Letërsi kantautorit amerikan Bob Dylan, Akademia suedeze nuk ka komunikuar ende me këtë superstar, i cili po zhvillon një tur koncertor.

“Akademia ka biseduar me menaxherin e Dylan gjithashtu drejtues i turit të tij muzikor”, sqaroi për median kancelari i saj, Odd Zschiedrich.

”Por, nuk kemi mundur të zhvillojnë asnjë bisedë me fituesin”, theksoi ai.

Bob Dylan dha dje një koncert në Las Vegas ku sipas gazetarëve që ishin të pranishëm, ai nuk përmendi për asnjë rast Nobelin në Letërsi, i përqëndruar tërësisht tek notat muzikore.

Sipas ”Washington Post”, që kontaktoi me disa të afërm të tij, Dylan ka qëndruar në heshje përgjatë gjithë ditës në lidhje me shpërblimin e këtij cmimi.

Një prej miqve të këngëtarit, Bob Neuwirth deklaroi për të përditshmen amerikane se ai ishte shprehur se do të ishte më mirë të mos bënte asnjë falenderim për këtë rast.

Në vitin 1964 filozofi dhe shkrimtari francez, Jean-Paul Sartre e refuzoi këtë çmim.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.