Skandal: Nëna nxjerr në shitje vajzën 40-ditëshe

 

“Është nxjerrë në shitje një vajzë 40- ditëshe me emrin Maria, për të cilën janë kërkuar 5 mijë euro”. Lajmërimi ishte shoqëruar nga foto të ndryshme të vogëlushes bebe me flokët e zeza dhe është shfaqur në murin e eBay për rreth gjysmë ore, përpara se moderatorët e faqes, të alarmuar nga sinjalizimet e shumta të përdoruesve, ta fshinin.

Ata që tentuan ta nxirrnin në shitje të bijën ishin një çift nga Duisburg, në Gjermani. Tentativë e dështuar: vetëm pak minuta më vonë pasi çifti vendosi lajmërimin, përdorues të shumtë kanë shprehur shqetësimin e tyre, menjëherë pas kësaj u hoq nga faqja dhe u lajmërua policia.

Lajmërimi ishte dërguar nga banesa e një familje refugjatësh që jeton në Duisburg dhe autoritetet kanë bërë me dije se prindërit janë gjetur se bashku me fëmijën dhe janë marrë masat e duhura. Sipas “The Local” fëmija momentalisht u është besuar shërbimeve sociale, ndërsa prindërit janë marrë në pyetje. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër, dyshimi është se bëhet fjalë për trafikantë të qenieve njerëzore. Ebay është treguar e gatshme për të bashkëpunuar me policinë duke i kaluar të gjitha informacionet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes. “Shumë klientë u alarmuan dhe na sinjalizuan, ne u vumë me njëherë në lëvizje. Skuadrat tona janë të trajnuara për të gjurmuar raste të tilla dhe të veprojnë në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Ne nuk mund ta dimë nëse bëhet fjalë për një shaka apo jo, por masat duhen marrë gjithsesi shpejt”, kanë deklaruar drejtuesit e kompanisë Ebay.

                                                                                                                    Përshtati: Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.