12 gjëra që një çift duhet të bëj çdo ditë

E dimë të gjithë se martesa kërkon punë.., por çfarë pune saktësisht? Disa blogerë rrëfejnë për lexuesit se çfarë duhet të bëjnë ata çdo ditë për të mbajtur gjallë shkëndija në marrëdhënien e tyre. Ja çfarë thonë ata:

  1. Një përqafim të gjatë

“Kur burri im kthehet nga puna ne përqafohemi për dy ose tre minuta. Kjo mund të ndodhë aq shpejt, sa ai vendosë këmbët në shtëpi ose pasi përshëndesim djalin tonë dhe ndërrojmë rrobat. Kjo ndodh edhe kur ne jemi pak nervoz me njëri-tjetrin”, thotë Lindsay Herman.

  1. I jepni hapësirë njëri-tjetrit

“Kur unë dhe gruaja ime shkëmbejmë një vështrim bashkëpunues, ne të dy e dimë se ka ardhur koha. Ajo fillon të pikturojë, ndërsa unë shtirem sikur po lexoj, kur në fakt unë shoh në Netflix. Kur ne të kthehemi te njëri-tjetri, me fëmijët në shtrat, të dy të kënaqur nga aktivitetet tona respektive, provojmë këtë ndjenjë të qetë, lumturie dhe përqendrimi, që na lejon të kalojmë kohë së bashku me të vërtetë”, tregon Elad Nehorai.

  1. 3. Bëni çdo gjë për njëri-tjetrin, pa e llogaritur

“Dashuria shpeshherë shprehet me anë të veprave të vogla të mirësisë. Për shembull, kush do të dalë jashtë në shi për të mbyllur pjesën e prapme  të portës, ose kush do të marrë qumështin për mëngjes. Ka nga ata që rrinë zgjuar me fëmijën për dy net radhazi dhe për ta nuk ka asnjë problem nëse janë bujarë “- Winifred Reilly, psikolog martese.

  1. Dëgjoni

“Burrat janë të aftë për zgjidhjen e problemeve nga natyra. Kur ne mendojmë se ka një problem ndihemi të detyruar për të gjetur një këshillë apo një zgjidhje. Por, kur një grua është e fryrë me ju, ndoshta nuk është duke kërkuar një zgjidhje, por ju duhet ta dëgjoni dhe të provoni të paktën ta kuptoni. Nga ju nuk do një përgjigje, por ajo ka nevojë për mbështetje që të marr veten”, shprehet James Michael Sama.

  1. Bëni budallallëqe së bashku

“Të trillojmë batuta në lidhje me çdo gjë.  Ndërhyni te bisedat e çmendura me argumente qesharake, sepse konkluzionet japin gjithmonë kënaqësi. Ne e bëjmë këtë me lumturi, pa e marrë veten shumë seriozisht, sepse  kjo gjë redukton stresin e ditës vetëm duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit”, rrëfen Irene C. Reicher.

  1. Por, duhet të jeni gjithashtu shumë seriozë, kur është e nevojshme

Përpara se të shkojmë në shtrat ne kemi kohën tonë. Rrëfejmë gjithçka që ndiejmë se duhet që ta rrëfejmë në ato momente dhe tjetri mundet vetëm të thotë: “Të dua”, “Më vjen keq” dhe “Të kam falur”. Është një gjest që kërkon të të çlirojë dhimbjen dhe qëndrimin e përulur. (Kristina Frantz)

  1. Konsiderojeni të rëndësishme këshillimin gjatë ditës me njëri-tjetrin

“Unë dhe burri im kemi jetë të çmendur. Ne mezi presim të qëndrojmë me njëri-tjetrin në të njëjtën dhomë për disa minuta. Kështu që shkruajmë mesazhe. Vazhdimisht. Foto qesharake nga puna, fotot e fëmijëve etj. Kjo është një mënyrë që të jemi të pranishëm në ditët tona përkatëse, madje edhe kur e tërë autostrada na ndan”, thotë Meg Conley.

  1. Kujtoni se dashuria (dhe duke qëndruar në dashuri), është një zgjedhje

Çdo ditë ne jemi duke thënë arsyen se përse kemi zgjedhur njëri-tjetrin. Sot burri im tha: “Të kam zgjedhur unë, sepse je një nënë e mrekullueshme për vajzën tonë”, – Lauren Ashley Breslaë Nichols.

  1. Gjeni gjithmonë mënyrën për të rindezur ditën e partnerit tuaj

“Çdo mëngjes, burri im përgatit më çaj dhe ma sjell, ndërsa unë bëhem gati. Gjatë fundjavës, në qoftë se jam ende në shtrat, e sjell atë në një filxhan termik, dhe ma lë pranë tavolinës. Janë gjëra të vogla”, thotë Felicia Sinopoli Goldestein.

  1. Krijoni detyrat tuaja rituale

“Unë dhe burri im kemi luajtur Jeopardy pothuajse çdo ditë. Shënojmë rezultatin dhe, kur kjo nuk ndodh, ditës i mungon një pjesë të vogël “, tregon Brittany Marie (lektor).

  1. Përkëdhelni

“Burri im e vë alarmin pesëmbëdhjetë minuta më herët se sa është e nevojshme që të përqafohemi çdo minutë. Kjo është një mënyrë e mirë për t’u akorduar para se dita të fillojë dhe ne detyrohemi të ndahemi” (Melissa Clark, pedagog).

  1. Pushoni së bashku

“Rituali i mëngjesit është që të ndjek burrin tim me një filxhan kafe dhe një tost, jashtë në oborr. Duke kërkuar që të bëjmë planet për kopshtin, duke bërë shaka pyesim dhe se çfarë mendon Lucy, qenin tonë. E gëzojmë këtë atmosferë sapo çelet dita, çfarëdo qoftë ajo” (Donna Griffin Murphy).

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.