KreuCelebrity

Before the Flood – Leonardo DiCaprio: Ndryshoni sjelljet për të shpëtuar planetin

Përballë urgjencës për të zhdukur ngrohjen globale, ylli amerikan Leonardo DiCaprio i kërkon secilit të veprojë duke ndryshuar sjelljet në konsum dhe mbi të gjitha duke bërë zgjedhje me mend, në “Before the Flood”, një dokumentar i prezantuar të shtunën në Londër në premierë evropiane.

Ndërkohë që marrëveshja e Parisit për të luftuar kundër ngrohjes klimatike hyn në fuqi në fillim të nëntorit, aktori dhe producenti, që fitoi këtë vit, një Oscar për rolin e tij në filmin “The Revenant”, drejton spektatorët nëpër botë duke i njohur me ekspertë dhe politika të ndryshme për të treguar problemet e kësaj çështje dhe pistat që sjellin zgjidhje.

“Nuk doja që filmi të trembte njerëzit duke u prezantuar statistika dhe fakte që tashmë i njohin por që të përqëndrohen në atë që duhet dhe mund të bëhet menjëherë që të mund t’i lemë një planet të jetueshëm gjeneratave të ardhshme”, shpjegoi ai në prezantimin e këtij dokumentari.

Nga vendi i xhirimit të “The Revenant”, në provincën kanadeze të Albertas, në periferinë e ndotur të Pekinit, nga Groenlanda në arqipelagun Kiribati apo në Sumatra, Leonardo DiCaprio përshkruan planetin dhe konstaton seriozitetin e dëmeve. Shkrirje të akujve, ndotje që prek jetën e përditshme të kinezëve, rritje e ujërave që venë në pikëpyetje të ardhmen e ishujve dhe në një afat më të gjat të njerëzimit, shpyllëzim të mushkërive të gjelbërta të panetit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF