KreuCelebrity

Harper Seven fanse e Justin Bieber, David Beckham ndan momentin e ekzaltimit

Ai është një baba shumë i dhënë pas së bijës. E kemi fjalën për David Beckham që në qendër të jetës së tij padyshim është Harper Seven. David edhe njëherë ka dëshmuar dashurinë për të voglën e tij duke shpërndarë në story-n e Instagramit një video ku vajza e tij pesëvjeçare  shfaqet krejtësisht të magjepsur nga Justin Bieber në koncertin e tij në arenën O2 në Londër.

Në video shfaqet Harper e cila valëvit telefonin në dorë teksa tundet nën ritmet e këngës së Bieber-it “Life is worth living”.

Vajza e stilistes Victoria, dukej me të vërtetë e bukur me fustanin e bardhë si princeshë dhe varësen me xhingla.

Çifti Victoria-David kanë katër fëmijë, djemtë Brooklyn, Romeo, Cruz dhe vajza Harper Seven.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF