KreuStil Jetese

Këngëtari i njohur, së shpejti baba. Është vajzë!

Në Shqipëri popullaritetin më të shumtë e ka fituar në “The voice”, ku Genc Salihu ishte anëtar jurie. Dhe është pikërisht në televizionin Top Channel që muzikanti ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti do të bëhet baba. Janë munduar të tregohen sa më diskret Genci dhe Kaltrina Krasniqi në lidhje me historinë e tyre të dashurisë, por këtë gëzim ka dashur ta ndajë me admiruesit e tj. Genci ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës, do të jetë një vajzë që do të sjell lumturi për çiftin.

Muzikanti 35-vjeçar, një nga zërat më të mirë të trojeve shqiptare ka qenë në skenë që nga viti 1995. Është bashkëthemelues i “Cute Babulja”, dhe ka realizuar një album po me të njëjtin emër. Videoklipet e tij janë shumë të pëlqyera dhe popullore. Pas publikimit të videoklipit “ Rrugëve”, ai ka realizuara solo edhe albumin “Kangë e Venë”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF