KreuCelebrity

Leonard Cohen sqaron komentin e tij “jam gati të vdes”

Leonard Cohen ka shqetësuar fansat me deklaratën e tij për “New Yorker”: “Jam gati të vdes”. Legjenda e muzikës ka folur me konsullatën kanadeze në Los Angeles për të promovuar albumin e tij të ri “You want it darker” që do të publikohet më 20 tetor.

82 vjeçari ka shfrytëzuar këtë moment për të qetësuar publikun duke sqaruar komentin e tij shqetësues. “Kam thënë kohët e fundit se isha gati të vdisja dhe mendoj se e kam ekzagjëruar.” – shprehet Cohen. “Gjithmonë më ka pëlqyer të dramatizoj gjërat. Por unë kam si qëllim të jetoj përgjithmonë. Të paktën deri 120 vjeç.”

Leonard Cohen tha se fëmijët i kanë qëndruar afër kur shëndeti i tij ka qenë kritik por tani i është përveshur punës për realizimin e dy albumeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF