Nicole Kidman, çmimi Oscar i vitit 2003 ishte simbol i vetmisë

Të fitosh një “Oscar” është një moment i rëndësishëm dhe i gëzuar në jetën e një artisti. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Për Nicole Kidman, nata kur ajo mori çmimin si aktorja më e mirë në “Academy Awards” në vitin 2003 për rolin në filmin “The hours”, ishte një nga më të vetmuarat e jetës së saj.

Nicole Kidman, Oscar 2003
Nicole Kidman, Oscar 2003

“Të fitoja një ‘Oscar’ ishte një pikë kthese, por jo në kushtet e jetës sime, pavarësisht se ishte një çmim tepër vlerësues. Në atë kohë ky çmim simbolizoi vetminë pasi unë nuk kisha askënd për ta ndarë atë në skenën e jetës.” – ka thënë Kidman gjatë hapësirës së pyetjeve dhe përgjigjeve në “BFI London Film Festival”.

Tom Cruise dhe Nicole Kidman / Nicole Kidman dhe Keith Urban
Tom Cruise dhe Nicole Kidman / Nicole Kidman dhe Keith Urban

Kidman u nda nga aktori Tom Cruise në vitin 2001 ndërsa në vitin 2006 do të martohej me këngëtarin e muzikës country Keith Urban. Në një intervistë, 49 vjeçarja është shprehur se pas dhjetë vitesh martesë, dashuria e tyre është më e fortë se kurrë. “Tre muajt e parë kanë patur ulje dhe ngritje. Gjatë këtyre dhjetë viteve kemi kaluar shumë. Tani jemi më të fortë se kurrë.”

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.