Rihanna: “Asnjë nga ish të dashurit e mi nuk është i lumtur. Problemi nuk isha unë”

View Gallery
4 Photos

Këngëtarja, nëpërmjet rrjeteve sociale, “rrëfen” për historitë e saj që kanë përfunduar keq. Fajtor janë  vetëm ish-t e saj, që nuk po kalonin mirë në dashuri. Ajo, ndërkaq, do të gëzojë familjen dhe të bëjë një pushim pas ndarjes nga Drake. Të paktën këtë sigurojnë faqet rozë!

Rihana dhe Drake kanë vendosur që të pushojnë  pas ndarjes mes tyre, që të rifillojnë të frekuentojnë njerëz të ndryshëm, shkruajnë gossip-et amerikane (duke supozuar që historia mes tyre ka qenë e vërtetë, natyrisht), ndërsa ajo gjithmonë mendonte vetëm për familjen, me një përkushtim të veçantë për mbesën e saj Majesty-n, të cilës i blen përherë ndonjë palë këpucë.

Ajo e bën këtë nëpërmjet rrjeteve sociale, me një postim kushtuar ish-ve të tij: “Asnjë prej tyre nuk është martuar ose jeton një marrëdhënie të lumtur, prandaj është e sigurt se problemi nuk isha unë”, ka shkruar këngëtarja.

Është e pamundur për të treguar nëse ajo kishte në mendje një person të veçantë, por është e sigurt se deri më tani në dashuri Riri nuk ka qenë me fat. Fillimisht me historinë e Chris Brown, e cila përfundoi në vitin 2009, pasi ai e kishte rrahur, dhe pastaj e flirtimet e shumta, që kanë qenë atribut i kalimit të kohës. Nga lidhja me Leonardo Di Caprio-n apo Drake, ajo gjendet single. Por, nuk i vjen aspak keq!

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.