KreuCelebrity

Shqiptarët “e ndezin” në koncertin e Dua Lipës në Bruksel

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të dashura nga shqiptarët por edhe më gjerë. Pas ardhjes në Kosovë dhe Shqipëri natyrisht që pati një rritje të konsiderueshme të ndjekësve në rrjetet sociale, por jo vetëm. Dua ka qenë mbrëmë në një koncert në Bruksel të Belgjikës, ku nuk mund të mungonin fansat e shumtë shqiptarë. Vetë këngëtarja ka publikuar një video ku shihen fansa shqiptarë duke kërcyer një valle tradicionale para skenës së koncertit. Dua nuk ka mundur të përmbajë gëzimin duke publikuar një video të shkurtër në Twitter. “Kur shqiptarët e ndezin pas koncertit. Festa nuk ndalet”, shkruan Dua Lipa në faqen e saj.

When the albanians get liiiitttttttttt after the show!! Aint no stopping the party. Before or After!!! Hahaaa pic.twitter.com/FclghUUEoN

— DUA LIPA (@DUALIPA) October 14, 2016

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF