KreuFashion

Shumica e sëmundjeve shkaktohen nga stresit, kura… masazhi!

Menyra e jetesës bashkëkohore është bërë shumë dinamike dhe nuk na jep shumë kohë që të mendojmë dhe të kujdesemi për vetn duke na sjellë dobësimin e imunitetit, pagjumësi, lodhje të tepruar, shtimin në peshë, e shumë të tjera.

Në fakt është për t’u habitur, por shumica e sëmundjeve nuk vijnë nga bakteret apo visruset, por nga stresi. Ekspertët vlerësojnë se 80% deri 90% e sëmundjeve shkaktohen pikërisht nga stresi. Masazhi është një nga mënyrat më të mira që na ndihmon të kuptojmë se çfarë do të thotë të çlodhesh e relaksohesh duke na hequr, të paktën për disa momente, stresin.

Duke bërë një masazh, bën më shumë sesa thjesht të çlodhësh trupin dhe mendjen. Në atë moment ndodhin ndryshime të veçanta fiziologjike dhe psikologjike. Kjo do të thotë që masazhi nuk është thjesht një luks.

Të dhënat tregojnë se sa më shumë masazhe t’i lejoni vetes, aq më mirë do të ndiheni. Sepse përveç rritjes së relaksit dhe uljes së ankthit, masazhi ul presionin e gjakut, rrit qarkullimin e gjakut, përmirëson rikuperimin e organizamit nga lëndime të ndryshme. Ju ndihmon të flini më mirë dhe mund të rrisë përqëndrimin tuaj. Ai redukton lodhjen dhe ju jep më shumë energji për të trajtuar situata stresuese.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF