100 mijë dollarë çdo ditë! Zbuloni këngëtaren që fiton këtë shumë 0 8

Ajo është ndër këngëtaret më të mira në botë, për të mos thënë më e mira e momentit. Hiti i saj “Hello” arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke i sjellë edhe fitime marramendëse. Bëhet fjalë për Adele, këngëtaren britanike që me zërin e saj ka pushtuar botën. Britanikja ka arkëtuar më shumë se 30 milionë paund vitin e kaluar, me një mesatare ditore prej 84 mijë paund, që janë më shumë se 100 mijë dollarë në ditë. Paratë e arkëtuara vijnë kryesisht nga albumi i saj “25” që ka shitur mbi 3 milionë kopje vetëm në javëne parë të publikimit. Kompania e Adele “Melted Stone Limited”, ka arkëtuar vitin e kaluar 30,7 mln paund dhe në 5 vitet e fundit më shumë se 103 milionë paund. Bravo Adele!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *