Beyonce vijon performancën në koncertin e bamirësisë pavarësisht veshit të gjakosur

Beyonce Knowles nuk lejoi që veshi i lënduar të ndikonte në performancën e saj gjatë koncertit për bamirësi “Tidal X: 1015” mbajtur të shtunën mbrëma në “Barclays Center” në Brooklyn.

Beyonce gjatë performancës në "Tidal X: 1015"
Beyonce gjatë performancës në “Tidal X: 1015”
Veshi i gjakosur i Beyonce-së
Veshi i gjakosur i Beyonce-së

35 vjeçarja vijoi interpretimin e saj të fuqishëm në koncertin e bamirësisë të bashkëshortit të saj Jay Z pavarësisht vëthit të shkëputur me forcë gjatë performancës. Rezultati: vesh i lënduar dhe gjaku që rridhte në qafën e këngëtares, fituese e njëzetë çmimeve Grammy.

Beyonce gjatë performancës në "Tidal X: 1015"
Beyonce gjatë performancës në “Tidal X: 1015”

Pamjet kanë frikësuar shikuesit që ishin duke e ndjekur në livestream koncertin, nga i cili paratë e fituara do të shkojnë për fondacionin “Robin Hood”. Këngëtarë të tjerë që morën pjesë ishin Alicia Keys, Nicki Minaj, Lauryn Hill, Blood Orange, Common, T.I. dhe Robin Thicke.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.