KreuCelebrity

Beyonce vijon performancën në koncertin e bamirësisë pavarësisht veshit të gjakosur

Beyonce Knowles nuk lejoi që veshi i lënduar të ndikonte në performancën e saj gjatë koncertit për bamirësi “Tidal X: 1015” mbajtur të shtunën mbrëma në “Barclays Center” në Brooklyn.

35 vjeçarja vijoi interpretimin e saj të fuqishëm në koncertin e bamirësisë të bashkëshortit të saj Jay Z pavarësisht vëthit të shkëputur me forcë gjatë performancës. Rezultati: vesh i lënduar dhe gjaku që rridhte në qafën e këngëtares, fituese e njëzetë çmimeve Grammy.

Pamjet kanë frikësuar shikuesit që ishin duke e ndjekur në livestream koncertin, nga i cili paratë e fituara do të shkojnë për fondacionin “Robin Hood”. Këngëtarë të tjerë që morën pjesë ishin Alicia Keys, Nicki Minaj, Lauryn Hill, Blood Orange, Common, T.I. dhe Robin Thicke.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF