Dua Lipa shkëlqen në Holandë

Dua Lipa është duke shpërndarë zërin, hitet dhe performancat e saj kudo nëpër Evropë. Përveç turnet të saj, Dua ka gjetur kohë të performojë edhe në skena të ndryshme ku është ftuar. Më e fundit është performanca e saj në “Gouden Televizier – Ring Gala 2016” në Holandë, ku është pritur mjaft mirë. 21 vjeçarja ka kënduar hitin e saj “Blow your mind” publikuar vetëm një muaj më parë. Këngëtarja shqiptare është duartrokitur nga publiku holandez ndërsa të rinjtë këndonin bashkë me të.

Dua Lipa - "Blow your mind"
Dua Lipa – “Blow your mind”

Në kuadër të turneut të saj në kontinentin evropian, koncerti i radhës do të jetë më 17 tetor, në Kopenhagen, Danimarkë. Ditët në vijim do ta gjejnë Dua Lipën në Gjermani, në qytetet Berlin, Hamburg, Këln, Frankfurt dhe Mynih.

Dua Lipa
Dua Lipa

Albumi i parë, që do të ketë si titull vetë emrin e këngëtares, do të dalë në treg më 10 shkurt.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.