Bob Dylan: “Nuk e konsideroj veten një poet, por një artist trapez”

Nuk është një rastësi që Dylan fitoi Nobelin për Letërsi katër ditë më parë. Mirënjohje maksimale për një shkrimtar “që ka krijuar shprehi të reja poetike në brendësi të traditës së lashtë të këngës amerikane”, ka deklaruar Sara Danius, sekretarja e Akademisë suedeze.  Dylan ka “mundur” kështu të favorizuarit e listës, Don De Lillo, Philip Roth, Haruki Murakami, Adonis dhe Ngugi wa Thiong’o, duke u bërë kështu i pari muzikant që fiton Nobelin për Letërsi. Mund të konfirmohet pa mëdyshje se nuk kanë qenë as zëri, as virtuoziteti instrumental, as strukturat muzikore që e kanë bërë Bob Dylan një legjendë, por një mjet të cilit për fat të keq i kushtohet gjithnjë edhe më pak rëndësi: fjala. Në një periudhë, fillimi i viteve shtatëdhjetë, kur tekstet ishin diçka më shumë se një pretekst, Robert, vendosi kitarën e tij në supe, dhe mori harmonikën e tij me një krenari të rreptë duke i deklaruar botës se poezia nuk ishte vetëm ajo çka lexohej në libra, por edhe ajo që mund të depërtonte nëpërmjet radios.

Më poshtë ju sjellim disa nga shprehjet e Bob Dylan, për të kuptuar edhe më mirë forcën e fjalës, dhe aftësinë e muzikantit për ta përçuar tek njerëzit.

Fjala, fuqia e pashtershme e Bob Dylan! Thënie të mençura nga Nobelisti i heshtur…

  1. “Mos kritiko atë që nuk mund të kuptosh”.
  2. “Kur nuk zotëron asgjë, nuk ke asgjë për të humbur”
  3. “Dihet se ndonjëherë Djalli , shfaqet si një njëri i paqes”.
  4. “Eh, unë bëj më të mirën për të qenë ai që jam, por të gjithë duan që të jem si ata”.
  5. “Edhe president i Amerikës, ndonjëherë duhet të shfaqet nudo”
  6. “Dielli nuk është i verdhë, është një frikacak”
  7. “Te jesh i ri do të thotë të mbash hapur derën e shpresës, edhe kur deti është egërsuar dhe qielli është lodhur së qeni i blu”.
  8. “ Aparatet fotografikë më bëjnë nervoz. Nuk ka rëndësi se kush i përdor, mund të jetë edhe një anëtar i familjes sime; por aparatet fotografikë më japin ndjesi të frikshme… mendoj se i bëjnë në njëfarë mënyre njerëzit të jenë si “spectrum” (si imazhe të fantazmave që të shfaqen).
  9. “Mbaje kokën mbi shpatulla dhe mbaj me vete një elektrik dore”
  10. “Për të qenë një poet nuk është nevoja të shkruash. Ka poetë që punojnë në stacionet e shërbimit. Nuk e konsideroj veten një poet sepse është një fjalë që nuk më pëlqen. Jam një artist trapez”.
  11. “Në sa rrugë duhet të shkel një njeri përpara se të quhet njeri?”.
  12. “Unë e pranoj kaosin, por nuk jam e sigurt se ai më pranon mua”.
  13. “Një njeri është i suksesshëm nëse zgjohet në mëngjes, në mbrëmje shkon në shtrat, ndërsa midis këtyre bën atë çka dëshiron të bëjë”.
  14. “Jam Bob Dylan vetëm kur duhet të jem, pjesën tjetër të kohës jam vetvetja”.
  15. “Të gjitha këngët e mia janë këngë proteste”.
  16. “Kjo tokë është toka jote, kjo tokë është toka ime, sigurisht, sepse bota menaxhohet nga ata njerëz që nuk dëgjojnë kurrë muzikë”.
  17. “Nuk ke nevojë për një meteorolog për të ditur se nga fryn era”.
  18. “Më mirë mos më pyesni për asgjë, mund t’ju them vetëm të vërtetën”.
  19. “Më kërkuan një garanci dhe unë…ula pantallonat”.
  20. “Si ndihesh kur je vetëm pa e ditur se ku është shtëpia, si një komplet i panjohur, si një gur që rrotullohet”.
  21. “Komunikimi i masës e ka transformuar New York-un në një spektakël të madh karnavalesh”.
  22. “Ndonjëherë , këngët më vijnë nga pas si një qen roje në derën e të zotit dhe kërkojnë të shkruhen. Por shumicën e kohës mendja ime i largon”.
  23. “Nostalgjia është sinonim i vdekjes”.
  24. “Kam qenë përherë i apasionuar pas pikturës. Për mua një film është si një pikturë e gjallë që del nga ndonjë mur. Nëse Michelangelo dhe Cezanne do të riktheheshin në jetë, do të ishin regjisorë”
  25. “Nuk e kam menduar se ndonjë nga disqet e mi mund të influenconte rrjedhën e ngjarjeve, Nëse do të kisha dashur të kisha ndikim në shoqëri do të kisha bërë gjëra të tjera… Do të kisha shkuar në Harward apo në Yale për t’u bërë një politikan apo diçka e tillë.”
  26. “Arti duhet t’ju ngrejë nga karrigia. Detyra e tij është t’ju çojë sa në një dimension në një tjetër”.
  27. “Duhet një ditë e tërë që mos të ngatërroni atë që shitet me atë që është e mirë”
  28. “Ruhuni nga muret e pashkruara të tualetit”
  29. “Shumë nga këngët e mia i kanë konsideruar si politike, por unë as që e dija se ç’ishte politika; politikanët nuk kanë rëndësi, janë biznesmenët pas tyre. “All Along the WatchoWer” është ndoshta kënga ime e vetme politike”.
  30. “Një mit, një legjendë e gjallë, “poet elektrizues”. As që dua t’ia di. Madje është diçka që më bezdis. Kur më vendosin një etiketë është sikur të ngrinin një mur midis publikuar dhe meje”. Nuk e marr për kompliment. Për mua fjalët “legjendë” apo “ikonë” nuk janë tjetër veçse sinonime të rafinuar për të thënë “është jashtë loje”.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                    Anila Dedaj

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.