Djali i Çiljetës ka një motër dhe ajo bën tifo për të!

Ajo është një nga performueset më të njohura në Shqipëri. Kohët e fundit është shfaqur me ndryshime jo të vogla në pamjen e saj dhe duket shumë mirë. Në medie është folur shpesh për Çiljetën dhe gjithçka që ka lidhje me të, madje përjashtim nuk ka bërë as djali i saj, vogëlushi Fernando.Shumë prej jush ndoshta nuk e dinit por Fernando ka një motër shumë simpatike nga babai i tij. Një gjest shumë i këndshëm i Çiljetës, në lidhje me motrën e Fernandos nuk ka kaluar pa vëmendje.

Vogëlushja Callise është pjesë e një konkursi dhe Çiljeta ka vendosur ta mbështesë atë. Në Instagram ajo u bën thirrje ndjekësve të saj që ta votojnë vogëlushen. Shumë prej fansave janë çuditur me faktin se Fernando ka një motër dhe shumë të tjerë natyrisht janë treguar të gatshëm që të mbështesin Callise-n e vogël.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.