KreuStil Jetese

Këpucë me taka të rehtashme dhe me stil për zyra

Për armiqtë e balerinave dhe të këpucëve të sheshta, të gjesh takat që të mundësojnë të vraposh për në takimet e punës përbën një sfidë të vërtetë. Megjithatë, këtë sezon, tendenca është për takat si prej druri, katërore dhe të gjera. Shpesh herë të shoqëruara nga reputacioni i tyre si këpucët e gjyshes apo ortopedike, megjithatë ato mund të jenë njëkohësisht po aq elegante sa takat e holla.

Për ato që kanë pulpën fine, gjithçka lejohet, nga taka më e vogël tek më e larta, zbukuruar nga një majë e dalë që i jep pak më shumë delikatesë këmbës. Për të tjerat, nuk këshillohet të zgjedhin këpucë me majë të dalë dhe taka katrore nën gjashtë centimetra, pasi mund të përkeqësojë pamjen tuaj. Nëse këto janë shumë të larta, atëherë mund të zgjidhni këpucë me taka të shkurtra dhe me majë të zgjatur që i jep gjatësi këmbës.

Por idhujtaret e takës së gjatë dhe të hollë të rrinë të qeta, pasi kjo e fundit mund të jetë e rehatshme sipas këmbës që keni, por mbi të gjitha falë aksesorëve të çmuar që shërbenë për t’i përshtatur me këmbët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF