KreuStil Jetese

Robbie Williams: Nuk mund të lëviz më fytyrën nga botoksi

Është pikërisht “Mirror” që bën publike deklaratën shok të Robbie Williams “Nuk arrij dot të lëviz fytyrën për shkak të botoksit”.

Përsë Robbie Williams e ka ekzagjeruar me botoksin? Një version është se këngëtari e ka bërë një gjë të tillë, i shtyrë nga kriza e moshës 40-vjeçare dhe duke pasur një frikë të madhe se imazhi i tij mund të pësonte ndryshime të mëdha. Për më shumë ai për “Magazine” është shprehur se ka kaluar edhe një javë shumë të vështirë në një klinikë për të rënë në peshë. Ai këmbëngulte se donte të humbiste deri në 7 kilogramë. E gjitha kjo histori nuk pati fund të lumtur, përkundrazi: java e dietës e çoi Robbie-n në një krizë personale, madje në mbrëmje ai fillonte të hante masa të mëdha ushqimesh aq sa jo vetëm rifitonte kilet por rrezikonte të shtonte në peshë.

Inicitaivat e Robbie Williams për të pasur një formë fizike perfektë kanë rezultuar në fakt fatale. Rezultati është ky, tani Robbie Williams, nuk mund të lëviz fytyrën e tij.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF