Samsung Galaxy Note 7 ndalohet në të gjitha fluturimet në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar telefonat “Samsung Galaxy Note 7” në të gjithë avionët. Për javë të tëra është përdorur praktika e fikjes së telefonave “Note 7” gjatë fluturimit. Por duket se tani kjo gjë nuk mjafton.

Ky ndalim bëhet për 1.9 milion telefona “Note 7” të shitur në Shtetet e Bashkuara. Tanimë ato nuk do të mbahen më, as në bordin e avionëve, ndonëse të fikur. Ky njoftim do të shpallet të premten nga “Administrata federale e aviacionit”.

Ky është zhvillimi më i fundit në serinë e dështimeve të kompanisë koreane, duke nisur nga shpërthimi i telefonave, shpërthimi i telefonave të zëvendësuar dhe në fund rimbursimi i klientëve që janë përballur me këto probleme. E gjithë përvoja e hidhur mund t’i kushtojë kompanisë më shumë se 5 miliard dollarë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.