Will.i.am si Donald Trump në këngën që mbështet Hillary Clinton

Will.i.am i ka dhënë zë mbështetjes së tij për Hillary Clinton përmes një kënge. Në videon e këngës “Grab’m by the p—y” e cila i referohet komentit të turpshëm të Donald Trump për gratë në një video të 2005-ës, artisti imiton Trump-in, duke ngritur supet dhe duke tundur kokën teksa një grua kërkon të respektohet.

Will.i.am
Will.i.am

Trump-i që imiton Will.i.am e ka të pamundur t’i përgjigjet pyetjeve dhe çështjeve bazë si kriza në Siri dhe lufta në Afganistan. Në fund të videos, Will.i.am shfaqet vetë duke deklaruar mbështetjen e tij për kandidaten demokrate në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.