Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Jennifer Lopez dhe Casper Smart

Jennifer Lopez dhe Casper Smart janë ndarë pasi ai e ka tradhëtuar, bën me dije një burim pranë artistes. “Ajo është ndarë sepse ai e tradhëtoi.” – tregon burimi. “Ndodhi dy vite më parë dhe ai premtoi se nuk do ta bënte më kurrë një gjë të tillë. Por kur ndodhi sërish, ajo i dha fund.”  Mësohet se Casper ka bërë gjithçka që të kthehet te Jennifer. Madje mendohet se edhe tatuazhi i tij më i fundit i dedikohet 47 vjeçares. Në këmbë ai ka shkruar “Duhet të përqafosh errësirën që të shohësh dritën”.

Jennifer Lopez dhe Casper Smart
Jennifer Lopez dhe Casper Smart

Në kohën e ndarjes u raportua se ndarja erdhi ngase 29 vjeçari nuk shkoi në festën e mbajtur në Hamptons me Lopez-in. Por me sa duket nuk ka qenë kjo arsyeja.

Edhe pse premtoi se do ndryshonte, gjatë xhirimeve të videos së Wisin në Meksikë, Casper postoi në rrjetet sociale video me kërcimtaret veshur me bikini. Sjellja e tij nuk ishte e një djali që dëshiron të harrojë zakonet e vjetra.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.