KreuStil Jetese

10 sekrete për të fshehur rritjen e flokëve pas lyerjes

Flokët sapo kanë nisur të rriten duke bërë kontrast me pjesën tjetër të flokëve që është lyer? Me siguri që nuk dëshironi ti lyeni shumë shpesh, për të minimizuar sa më shumë ndryshimin ju sjellim 10 sekrete që do ju ndihmojnë të ndiheni mirë më flokët tuaj të lyer.

1) Larja e flokëve. Në këtë mënyrë do të shkëlqejnë më shumë dhe do të fshehin të paktën pjesërisht shenjat më të dukshme të rritjes.

2) Krehja e flokëve. Ndryshimi i modelit të flokëve mund të ndihmojë  për të zvogëluar ndryshimin midis ngjyrave. Krehja zig-zag është me siguri më e preferuara pasi mbulon disi edhe rrënjët e bardha.

3) T’u jepni flokëve volum (t’i gufoni) është një tjetër sekret i përdorur shpesh edhe nga parukierët më të mirë. Mbani pak flokë lart, i bëni pak të çrregullt me krehër duke e kaluar nga maja te rrënjët dhe anasjelltas. Mund t’i fiksoni më mirë duke përdorur pak llakë në fund.

5) Stick është praktike për tu përdorur në mënyrë të përkohshme në flokë nga një lyerje në tjetrën. Është shumë favorizues edhe për faktin se është shumë i lehtë për t’u aplikuar.

6) Mousse Reflex( reflektues). Është në shitje në dyqanet që shesin produkte për flokët, është një shkumë rikonstruktuese që i jep gjallëri ngjyrës dhe krijon një efekt voluminoz. Aplikohet në flokët e lagur.

7) Llaku. Përveçse e bën modelin e flokëve më të qëndrueshëm, shërben për t’i dhënë flokëve një freski natyrale dhe i bën më brilant.

9) Lëng limoni. Në rast se flokët që rriten janë ngjyrë më e çelur se ajo flokëve të lyer, atëherë mund të përdoret lëngu i limonit. Shërben për të hapur ngjyrën e flokëve, duke bërë që floku të ngjajë në një ngjyrë uniforme.

10) Shirita dekorativ për flokët. Shërben për të zbukuruar flokët dhe mund të përdoret për modele të ndryshme, njëkohësisht në këtë mënyrë rritja e flokëve nuk bie në sy.

                                                                                                                  Përshtati: Anila Dedaj

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF