Alba Parietti: “Jam sadomazokiste dhe më tërheqin dashuritë e sëmura”

Aktorja dhe prezantuesja italiane Alba Parietti ka folur për depresionin dhe në një intervistë me Alessandra Menzani-n për emisionin “Libero” ka zbuluar se pasi pësoi dy goditje të forta mendore dhe shpirtërore nisi të kërkojë marrëdhënie sadomazokiste.

Alba Parietti
Alba Parietti

Fytyra e njohur e televizionit në këtë mënyrë ka zbuluar një anë të errët të personalitetit të saj. “Unë kam pasur gjithmonë një lloj depresioni që ka kushtëzuar jetën time dhe gjendjen psiko-fizike: lodhje, qetësi, gëzim, ankth.” – tregon Alba Parietti. “Më pas ndodhin gjëra që të çojnë në gjendje dëshpërimi. Dhe, papritmas, ti bie në humnerë. Zhgënjime emocionale, pikëllim, grindje me djalin tim, situata në të cilat nuk ndihesh e kuptuar dhe ke frikë se do të gjykohesh keq.”

Alba Parietti
Alba Parietti

Alba ka arritur të ruajë një marrëdhënie të mirë me të gjithë ish-ët e saj përveç njërit, Cristiano de André. “Megjithatë i kemi dashur të mirën njëri-tjetrit për 30 vjet. Kam gabime edhe unë, jam paksa sadomazokiste, jam e tërhequr nga dashuritë e sëmura dhe torturuese.” – shpjegon Parietti.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.