Fustanet më të çara të yjeve 0 12

Me topuzin e saj të argjendtë, Nicole Kidman, përpiqet të buzëqeshën ndërkohë që me duar përpiqet të rregullojnë fustanin në këmbët e saj të gjata të bardha si qumështi. Aktorja australiane ngeci në lojën e fustanit super të çarë, një model prej kadifeje e zbukuruar me motive orientale dhe e firmosur Armani Privé. Një incident që tërhoqi gjithë dritën më 12 tetor 2016, gjatë BFI London Film Festival, ku ajo kishte ardhur të prezantonte filmin e saj të fundit, “Lion”.

Por në tapetin e kuq fustani shumë i çarë ka pasur gjithnjë dhuntinë që të tërheqë vëmendjen. Para Nicole Kidman, ishte Bella Hadid, në një ceremoni flakëruese me një fustan të firmosur Alexandre Vauthier që ndezi atmosferën e Festivalit të Kanës majin e kaluar. Ajo nuk arriti dot të pengonte palën prej mëndafshti të kuqe karmen që të fluturonte nën flladin e lehtë dhe të tregonte më shumë se sa duhej.

Por më e reja e motrave modele Hadid nuk ka pasur pakujdesinë e Jennifer Lopez me fustan Anthony Vaccarello apo të Angelina Jolie me Atelier Versace. Këto të fundit janë munduar që të gjithë të kuptojnë se sa i çarë ishte fustani i tyre i mbrëmjes duke treguar krejtësisht njërën këmbë. Një shfaqje disi e papërshtatshme që tregon hapur dëshirën e tyre për të tërhequr vëmendjen por duke rrezikuar që të duken qesharake.

Nëse doni të provoni ashtu si yjet të luani me fustanin e rrezikshëm shumë të çarë, atëherë duhet të tregoheni pak të kujdeshme, ashtu si Nicole Kidman, që të mos tregoni kurrë më shumë seç duhet, madje edhe duke e mbledhur fustanin nëse është e nevojshme… dhe duke haruar dekoltenë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *