KreuStil Jetese

 “Hey Shqipe”, Bebe Rexha përshëndet shqiptarët live nga MTV

Bebe Rexha , këngëtarja dibrane që po ngjit shkallët e suksesit çdo ditë edhe më shumë në Amerikë, ka bërë shqiptarët të ndihen krenarë për të, përsëri, në më të bukurën prej mënyrave. Pas lajmit të ditës së djeshme se këngëtarja është zyrtarisht prezantuese e “Europian Music Awards  2016” në Rotterdam, Bebe ka qenë e ftuar në një transmetim live nga Time Square në New York për MTV Ema ku tregoi edhe njëherë se ajo nuk harron asnjëherë se nga vjen duke lumturuar fansat e saj shqiptarë… “Hey Shqipe” thotë Bebe live në transmetim,një mënyrë kjo komunikimi që me siguri nuk ka kaluar pa u vënë  as nga anglishtëfolësit që duke ndjekur Beben dhe Dua Lipën së fundmi me siguri që pak fjalë shqip i kanë mësuar.  Përpos kësaj Bebe bëri edhe shenjën e shqiponjës, për të thënë në mënyrën e saj se ndjehet krenare se është shqiptare.

Të gjitha këto janë dyfish emocionuese kur mendon se Bebe ka lindur në Brooklyn, por që prindërit e saj dhe ajo vetë kanë ditur ta ruajnë fort lidhjen me Shqipërinë.

Në 6 nëntor Bebe Rexhën dhe Dua Lipën do t’i shikojmë në “MTV EMA Awards” ku janë të nominuar për çmime në disa kategori.

Shpresojmë që gjatë prezantimit të këtij eventi madhështor Bebe Rexha të shqiptojë edhe ndonjë fitore të mundshme të Dua Lipës apo të sajën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF