KreuCelebrity

Hilary Duff konfirmon lidhjen me një puthje

Hilary Duff ka një tjetër mashkull në jetën e saj, dhe ajo nuk mund të duket më e lumtur se kaq. Përmes një fotoje të postuar në Instagram, aktorja konfirmon marrëdhënien aq shumë të përfolur me trajnerin personal të VIP-ave, Jason Walsh. Në fotografinë bardhë e zi, çifti shfaqet duke u puthur aq sa mund të ndjeni kiminë e lidhjes mes tyre që nga ekrani i telefonit tuaj.

Hilary dhe Jason janë përfolur më herët për një lidhje të mundshme, por gjërat janë bërë më të qarta tani. Kjo është marrëdhënia e parë e bërë publike që nga ndarja e aktores me ish-bashkëshortin Mike Comrie në vitin 2014.

Në rast se fotografia bardhë e zi nuk është një provë e mjaftueshme e dashurisë së çiftit, ja dhe një tjetër dëshmi që Hilary dhe Jason kalojnë bukur bashkë, të paktën që nga gushti 2015.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF