Një dokumentar për albumin “Joanne” të Lady Gaga-s

Lady Gaga do të realizojë një dokumentar që do të shoqërojë albumin “Joanne”, i cili pritet të publikohet këtë të premte. Filmi dokumentar do të përcjellë këngëtaren dhe punën e saj gjatë krijimit të këngëve. Është ende e paqartë se kur do të dalë ky dokumentar, por me gjasë mund të prezantohet në të njëjtën ditë me albumin. Në një intervistë Gaga ka thënë se “një kameraman po filmon gjithë kohës”, duke na bërë të mendojmë që dokumentari do të përcjellë çdo detaj nga realizimi i këngëve dhe xhirimi i videoklipeve.

Lady Gaga
Lady Gaga

“Joanne” pritet të jetë një përmbledhje këngësh personale nga Lady Gaga. Ky album vjen pas atij me titullin “Artpop” i vitit 2013. Ka marrë këtë emër nga halla e saj e cila u nda nga jeta kur Gaga ishte 19 vjeç. “Unë besoj se çdokush ka një Joanne në jetën e vet.” – është shprehur Gaga për “The Sunday Times”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.